“Sa herë që emri im përmendet mes të mëdhenjve, si Wilt Chamberlain, Michael Jordan, Kareem Abdul-Jabbar apo të tjerë, është vlerësim i madh”, shtoi ai. Abdul-Jabbar, me 38 387 pikë në sezonin e rregullt, është pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së, ndërsa LeBron shfaqet në vendin e dytë me 37 062 pikë, kështu që këtë sezon ai mund të thyejë rekordin e legjendës.
Super Sport shkruan se vitin e kaluar, LeBron u bë shënuesi më i mirë në historinë e NBA-së nëse shtohen pikët e fituara në sezonin e rregullt me ato të ndeshjeve play-off, por rekordi zyrtar i NBA-së nuk merr parasysh pikët në play-off.
Pavarësisht rekordit, LeBron, i cili do të mbushë 38 vjeç në dhjetor, do të jetë sërish lideri i Lakers, që do të përpiqen të harrojnë dështimin të vitit të kaluar.