Video/ Foshnja mbetet brenda në banesë në Tiranë, momenti kur e nxjerrin zjarrfikësit me shkallë nga ballkoni

26/09/2022 12:49

Një foshnje ka mbetur e mbyllur brenda në banesë mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Mësohet se foshnja mbeti brenda pasi nënës së tij iu mbyll dera e apartamentit nga jashtë. Menjëherë ajo ka lajmëruar forcat zjarrfikëse , të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë vogëlushin.

Ata ndërhynë dhe arritën ta nxirrnin nga ballkoni me anë të shkallëve.

Sikurse duket në video, fëmija qëndron i qetë teksa një nga zjarrfikësit e mban në krahë, derisa ia dorëzon nënës.

 

Top Channel