U shfaq e veshur me të bardha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit, ndjekësit bëjnë për “ujë të ftohtë” këngëtaren

26/09/2022 16:42

Ditën e djeshme, blogerja e njohur Armina Mevlani veshi fustanin e bardhë dhe i tha ‘Po’ në altar partnerit të saj, Shkëlzen Berisha në një dasmë që padyshim mori një vëmendje shumë të madhe në rrjete sociale.

Nuk munguan në portale e media online foto dhe video nga ambienti i brendshëm, por dhe nga postimet e të ftuarve kuptuam disa nga VIP-at e ftuar në dasmë.

Mirëpo, ashtu si në çdo organizim të tillë nuk mund të mungojnë komentet nga ndjekësit. Këngëtarja e njohur Eranda Libohova është kritikuar në komente pasi ka ndarë në llogarinë në Instagram veshjen e saj.

Ajo është shfaqur e veshur me një fund të gjatë dhe një xhaketë në ngjyrë të bardhë, gjë që sipas “rregullave të pashkruara” të dasmave konsiderohet si shkelje e kodit të etikës dhe për këtë nuk ka munguar ‘kryqëzimi’ nga ana e fansave.

 

 

Top Channel