Shembet pallati në Kenia/ Ra sipër një godine të banuar, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

26/09/2022 14:59

Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në Kiambu, Kenian qendrore.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë punën e tyre, ndërsa së fundmi kanë arritur të nxjerrin një fëmijë nga rrënojat.

Disa të tjerë janë shpëtuar gjithashtu, por disa me plagë të rënda në trup.

Shembjet e ndërtesave në Kenia kanë pasur si problematike edhe në të kaluarën, duke u akuzuar projektuesit për strukturat e dobëta ose ndërtimin e ngadaltë.

Deri më tani BBC raporton se shkaku i shembjes së ndërtesës është i paqartë, pasi ishte në ndërtim e sipër.

Dëshmitarët okularë thanë se ajo ra në një ndërtesë ngjitur, ndërsa ende nuk dihet se sa njerëz janë ende nën rrënoja.

Punonjësit e shpëtimit në skenën e shembjes së një ndërtese

Top Channel