Makina përfundoi në kanal, plagosen dy persona në Krujë, dërgohen me urgjencë drejt “Traumës”
Ka marrë fund arratia për një nga më të kërkuarit të botës së krimit në Europë, Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”.
Ai u arrestua ditën e djeshme në Kolumbi, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli si anëtar i grupit “Los Pachenca”, që merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.
“‘Gucci’, një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe Evropë, kërkohej nga Interpoli”- tha kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.
Klironomi u vu në pranga vetëm pasi u fotografua në ballkonin e banesës ku qëndronte. Atë e “tradhtoi” tatuazhi që kishte në krahun e majtë e bëri më të lehtë punën e policisë për të bërë identifikimin e tij.
Tre vite më parë, Deniz Klironomi ishte në listën që publikoi Policia e Shtetit shqiptar me 24 të kërkuar, pjesa më e madhe për vrasje.
Ai po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij .
Top Channel