Donte të vriste edhe kryeministrin kanadez/ Aktori ekzekutoi nënën e tij kur po luante piano, dënohet me burgim të përjetshëm (Fotot)

26/09/2022 18:58

Aktori kanadez, Ryan Grantham, i cili u shfaq në shfaqjen televizive “Riverdale”, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi pranoi se kishte vrarë nënën e tij si pjesë e një plani të cili tha se kishte planifikuar të vriste edhe kryeministrin Justin Trudeau.

Grantham ishte deklaruar fajtor në fillim të këtij viti për vrasje të shkallës së dytë, e cila mbart një dënim me burgim të përjetshëm.

Çështja kryesore gjatë dënimit ishte se kur ai do të kishte të drejtë për lirim me kusht.

Prokurorët kishin kërkuar një periudhë pritjeje 17-18-vjeçare përpara se Grantham të mund të aplikonte për lirim me kusht, avokati i Grantham kishte kërkuar një periudhë prej 12 vjetësh dhe një gjykatës.

Ryan ka nisur karrierën në moshën 9-vjeçare dhe ka marrë pjesë në një sërë filmash të njohur. Ai u shfaq në filmin e vitit 2010 “Diary of a Wimpy Kid”, në të cilin luajti Rodney James, dhe në disa filma të tjerë, duke përfshirë “Imaginarium of Doctor Parnassus”.

Së fundmi luajti personazhin Jeffery në një episod të vitit 2019 të “Riverdale”.

Krimi ndodhi më 31 mars 2020, kur Grantham, atëherë 21-vjeç, qëlloi me armë nënën e tij, Barbara Waite, në pjesën e pasme të kokës së saj ndërsa ajo luante piano në shtëpinë e tyre në Squamish të Kolumbisë.

Siç u tregua në gjykatë, Grantham më pas bëri një video menjëherë pas vrasjes, në të cilën ai rrëfen vrasjen e nënës së tij dhe tregon trupin e saj.

Të nesërmen, ai e mbuloi trupin me një çarçaf, e rrethoi me qirinj dhe vari një rruzare në piano, përpara se të shkonte drejt lindjes në Otava me një makinë të mbushur me armë dhe municione.

Synimi i tij ishte të vriste kryeministrin Justin Trudeau. Në vend të kësaj, ai shkoi me makinë në Hope, BC, me mendimet për të kryer të shtëna masive në Universitetin Simon Fraser ose në urën Lions.

Më në fund ai vendosi të dorëzohej në ndërtesën e Departamentit të Policisë së Vankuverit.

Gjykatësi tha se ishte mrekulli që Grantham zgjodhi të dorëzohej dhe të mos kryente një vrasje masive.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel