19% e qytetarëve kanë marrë pjesë në votim deri në orën 12:00 për zgjedhjet parlamentare në Itali.

Sipas mediave italiane, kjo shifër është në përputhje me vitin 2018. Në total janë 7904 bashku ku pritet të votojnë mbi 50 milionë qytetarë.

I pari që votoi mëngjesin e sotëm, nën duartrokitjet e të pranishmëve, ishte presidenti Sergio Mattarella.  Për të shmangur turmën, Giorgia Meloni vendosi që të shkojë në qendrën e votimit në mbrëmje.

I pari që theu heshtjen mëngjesin e sotëm ishte kreu i Ligës: “Luaj për të fituar dhe jo për të marrë pjesë”.

Berlusconi i shoqëruar nga Marta Fascina tha se “kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz të rreshtohen për të votuar”.

Janë 2.6 milionë të rinj që do të votojnë për herë të pare.

Ekziston një rrezik i fortë abstenimi, 35 për qind shifra e vlerësuar nga analistët. Dhe një në 10 italianë mund të vendosin vetëm në orët e fundit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA