Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave.

Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory dy nga personat më të dashur për të dhe nuk janë as Gjiko dhe as Bota dhe Zëri. Bëhet fjalë për prindërit e saj, të cilët bukuroshja ka vendosur që ti publikojë, duke postuar një foto të tyre dhe duke treguar gjithashtu se i do shumë.

Duket se tanimë Elita nuk do të jetë më aktive vetëm në rrjete sociale. Teksa prej kohësh e dinim tanimë se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet qenkan më të afërta nga çfarë kishim menduar. Së fundmi moderatorja ka postuar në Instastory një foto nga ambjentet e një televizioni në Kosovë. Mesa duket këtë sezon të ri televiziv do ta shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angazhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali që do të mbajë produkte make up-i./ Top Albania Radio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA