Ndarja nga jeta në moshën 89-vjeçare e piktorit Sali Shijakut të njohur në hapësirën artistike jo vetëm shqiptare, por ndërkombëtare, ka trishtuar jo vetëm miqtë e familjarët e tij, por edhe këdo që nuk e njihte nga afër.

Piktori i lindur më 12 mars të vitit 1933, e nisi krijimtarinë artistike në fillim të viteve 50 i frymëzuar nga atdheu i tij dhe u shpërblye me titullin nderi i kombit shqiptar, e në të njëjtën mënyrë ndërroi jetë më 24 shtator duke thënë fjalët e fundit për Shqipërinë dhe artin.

“Humbje e madhe. Unë isha me të në momentet e fundit. Amaneti i tij i fundit ishte Shqipëria… Shqipëria dhe arti”, tha Orgest Shijaku, i biri i Sali Shijakut.

Sot ju dha lamtumira e fundit, siç e meritonte një piktor i nderuar me titujt artist i merituar, piktor i popullit. Në nder të artistit të shquar në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit u mbajtën homazhet e organizuara nga bashkia e Tiranës, ku prezent ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërsa zyrtarët e tjerë kishin zgjedhur të ishin të pranishëm me kurorat me lule…

I lindur në një familje tregtari, Sali Shijaku dalloi me dhuntinë e tij tablo pas tabloje. Sali Shijaku ka lënë shenjë në Shqipëri me veprat e tij që i gjen kudo, të cilat vlerësohen nga kolegët, të pavdekshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA