Më dhënien e urdhrit për mobilizim nga vladimir putin, rusët po mundohen me të gjitha mënyrat që të largohen nga vendi.
Kufijtë tokësorë dhe aeropertet janë plot. Në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë kilometrike të automjeteve
Ka dhe nga ata që po përpiqen të shkojnë në vendin fqinj me biçikleta për të anashkaluar radhën e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë. Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Ndërsa në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës
Destinacione të tjera të arritshme me avion – si Stambolli, Beogradi ose Dubai – kanë bërë që biletat të shiten plotësisht, dhe me cmime marramendëse.
Por ndërsa rusët kanë dalë rrugëve me valixhe, tani një pyetje po i mundion të gjithë: A do t’i hapte Europa kufijtë e saj për rusët që kërkojnë azil?
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë sinjalizoi të enjten se rusët që ikin do të ishin të mirëpritur në vendin e saj.Lituania, Letonia, Estonia dhe Republika Çeke patën një ton tjëtër, duke thënë se nuk do t’u ofronin strehim rusëve të arratisur. Ministri i Brendshëm i Estonisë, tha se lejimi i atyre që ikin nga shërbimi i ushtrisë do të shkelte sanksionet e Bashkimit Evropian që synojnë Moskën.
Petere Stano, zëdhënës i Komisionit Evropian i pyetur për pjesën tjetër të BE-së tha se i takon vendeve individuale të vendosin nëse do t’u japin rusëve statusin e refugjatit. Ai shtoi se megjithatë po zhvillohen diskutime me vendet e BE-së për të arritur në një vendim të përbashkët.
Thirrja për mobilizm të trupave shtesë që do të dërgohen në Ukrainë. ndezi protesta në qytetet kryesore ruse, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun duke sjellë 1,300 arrestime,
Top Channel