Nën monitorimin e partnerëve ndërkombëtar Kuvendi i Shqipërisë nisi  të premten  punën për  ndryshime në disa ligje të reformës në Drejtësi që synojnë rritjen e eficencës së sistemit.

Top Channel, mëson se në grupin teknik parlamentar të punës ku marrin pjesë 5 anëtarë, 3 nga PS dhe 2 nga PD.

Nga socialistët Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Klevis Xhoxhi ndërsa PD Gazment Bardhi dhe Dhurata Cupi.

Në të parën mbledhje, miratuan kalendarin e punës.

Në këtë takim ku morën pjesë edhe përfaqësues të OPDAT dhe delegacionit të BE-s është rënë dakord se ka ardhur koha për të bërë këto ndryshime që ndihmojnë sistemin të funksionojë më mire.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se këto ndryshime synojnë  përmirësimin e funksionalitetit të sistemit.

Ndryshimet që do t’i bëhen disa ligjeve të reformës në drejtësi vijnë pas kërkesave të institucioneve të drejtësisë dhe diskutimeve me to gjatë seancave publike në Komisionin e Ligjeve për raportimet vjetore të veprimtarisë së tyre.

Një prej anëtarëve të grupit të punës i tha gazetarit Muhamed Veliu se adresimi i nevojave të institucioneve të drejtësisë me ndryshime ligjore synon rritjen e eficencës së sistemit siç edhe kanë propozuar institucionet, të cilat do jenë dhe pjesë e konsultimit në ketë proces.

Reforma në drejtësi, me ngulmimin e fortë të ndërkombëtarëve u miratua nga parlamenti me 140 vota në Korrik 2016.

Rrugëtimi 6 vjeçar i  kësaj reforme ndër më të thellat në Europë në llojin e saj ka prodhuar një shkundje të fortë tek njerëzit në drejtësi por shpejtësia e kthimit të drejtësisë popullit,  ka qenë relativisht e ulët.

Si pasoje e mbetjes në rrjetën e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve e si pasojë vështirësitë në zëvendësimin e tyre, kjo e ka zgjatur kohën e shqyrtimit të një dosje gjyqësore.

Ndryshimet që pritet ndër të tjera synojnë bërjen më të lehtë natyrisht pa prekur standardin të prurjeve të reja në drejtësi nga Shkolla e Magjistraturës.

Gjatë pesë viteve të fundit nga nisja e Vetting-ut sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë shqyrtuar 535 subjekte nga të cilët 209 gjyqtarë dhe prokurorë janë konfirmuar në detyrë 200 të tjerëve janë shkarkuar ndërsa 80 gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar me dëshirë nga sistemi duke e ditur se nuk do ta kalonin testin e vetting-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA