Qeveria iraniane sfidon protestat për vdekjen e 22-vjeçares, organizon tubime nëpër qytet

23/09/2022 22:42

Tubimet e organizuara nga shteti janë mbajtur në disa qytete iraniane, për të sfiduar protestat që po zhvillojnë qytetarët pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare.

Media shtetërore, IRNA tha se disa persona protestuan më 23 shtator “për të censuruar sharjen e Kuranit të Shenjtë, vënien në flakë të xhamive, por edhe shkeljeve të kodit të veshjes islamike”.

Protestuesit dënuan protestat anti-qeveritare, duke i quajtur pjesëmarrësit në to “ushtarë të izraelit”, raportoi televizioni shtetëror. Në protestat shtetërore po ashtu u dëgjuan brohoritjet “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”, që janë slogane që rëndom përdoren nga udhëheqësit klerikë në ngjarjet e sponsorizuara nga shteti.

Protestat e sponsorizuara nga shteti vijnë në mes të paralajmërimeve të fuqishme nga autoritetet, pasi ushtria u tha iranianëve që të përballen me “armiqtë” që qëndrojnë pas trazirave.

Gjatë ditëve të fundit, në dhjetëra qytete iraniane janë organizuar protesta lidhur me vdekjen e Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia e moralit nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.

Top Channel