Një vatër zjarri e shfaqur pasditen e sotme në afërsi të Spitallës në Durrës, ka marrë përmasa të mëdha.

Sikurse duket në pamje, tymi ka pushtuar zonën përreth, e cila është shumë e populluar.

Tre autobote të shërbimit zjarrfikës dhe efektivë ndodhen në zonë për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe drurë frutorë, si dhe një objekt magazinimi, që i përket një lokali jashtë funksionit.

Era po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Top Channel