Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave/ Policia ‘zbarkon’ te Spitali i Traumës, shoqërohen disa mjekë

23/09/2022 15:29

Një aksion i policisë është kryer sot në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku janë shoqëruar në komisariat dy mjekë dhe një infermiere

Në operacionin policor të koduar “Skanderi”, u ndakua mjeku reanimator me inicialet F.M., mjekja me inicialet S.B. dhe infermierja me inicielet K.B.

Nga hetimet rezulton se kanë marrë shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ata do të hetohen për veprën penale të korrupsionit.

Top Channel