Një rrobaqepsi është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Korçë.

Zjarri ka nisur rreth orës 16:50 në tarracën e godinës dhe shkak dyshohet të jetë bërë një masë në rrjetin elektrik.

Rrobaqepsia ndodhet në lagjen numër 9 në rrugën “1 Maji”. Flakët kanë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

Top Channel