Katër automjete dhe një motor janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë në lagjen Apolonia në Fier.

Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në aksidentin rrugor u përfshinë 4 mjete të llojeve “Skoda”, “Golf4”, “Honda”, “Peugeot” dhe një motor shpërndarës picash.

Ende nuk dihen rrethanat sesi ndodhi aksidenti, ndërsa sikurse duket në video, mjetet janë dëmtuar shumë nga përplasja.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Top Channel