Zjarr me përmasa të mëdha në ullishtet e Kaninës në Vlorë, rrezikohen banesat në afërsi të zonës

22/09/2022 14:46

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Kaninë të Vlorës, ku janë shkrumbuar me qindra rrënjë ullinj.

Flakët masive rrezikojnë edhe banesat që ndodhen në afërsi të zonës, pasi edhe era i ndihmon në përhapjen e shpejtë të tyre.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë se bashku me banorët e zonës për shuarjen e flakëve.

Mbi dy mijë rrënjë ullinj janë djegur dhe vijojnë te digjen , në ndihmë për shuarjen e flakëve ka mbërritur dhe helikopteri.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen sa më shpejt po rrezikohen edhe banesat.

 

Top Channel