Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, ku iu përgjigj pyetjeve për paditë e ngritura kundër tij në SPAK, akuzat si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit, për protestat dhe aksionin opozitar, dhe nëse në këto aksione do jetë vetëm apo bashkë me Berishën.

Në nisje të intervistës me Sokol Ballën, Meta ka mohuar edhe njëherë akuzat e ngritura ndaj tij se ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ai sfidoi Autoritetin e Dosjeve që të nisin ndjekje penale ndaj tij nëse kanë prova, ashtu siç ai i paditi më 1 shtator.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se ka marrë certifikata të pastërtisë nga komisionet shtetërore dhe ka firmosur deklarata që nuk ka qenë ish-sigurims.

Sipas tij, Autoriteti në përpjekje për të dëmtuar figurën e tij, ka dëmtuar edhe qytetarë të tjerë duke iu përmendur emrat në listë.

Si mund të jesh bashkëpunëtor i shtetit dhe u zbulua pas 35 vitesh. Duheshin 25 kritere të ishe bashkëpunëtor dhe nuk ishte Ilir Meta. Janë lojërat e tyre dhe tmerret e tyre por kjo tashmë është sqaruar.

Që nga data 3 e deri tani. Thotë ai ja ku e keni, nuk e keni lexuar. Këta nuk e lexuan, vajtën tek rruga e Kavajës, ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë. Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.

Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autoritet, që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme.

Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provokojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur një deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor etj, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më ço në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për aninomatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është betejë e fituar kjo, ka mbaruar me kohë” tha Meta.

Ilir Meta u shpreh i penduar për detyrën që ushtroi si kreu i Shtetit për pesë vite.

E kam bërë një gabim,  për hir të vendit u bëra President”- tha Meta.

Tashmë ai thotë se do të vazhdojë të jetë aktiv në politikë, ndërkohë që shprehet i vendosur në qëllimin e tij “për të rrëzuar qeverinë”.

Meta do e drejtojë PL deri në triumfin e lirisë, tha ai.

Ai po ashtu tha se ka disa fakte kundër kryeministrit Edi Rama.

Ia kam dosjet të gjitha, tha Meta. Por, i pyetur nga gazetari Sokol Balla se përse nuk i nxjerr, ai përgjigjet se pret kohën e duhur.

“E kam gjithnjë në kohën e duhur. Ai (Edi Rama) kujton se do i fshihet përgjegjësive duke shpikur këto…”

Ish-presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se së bashku me patronazhistët, ishin shkaktarë të sulmit të parë kirbernetik prej të cilit ra pre e-Albania në muajin korrik.

Meta tha se e-Albania u hakerua pasi të gjitha të dhënat e shqiptarëve u mblodhën nga patronazhistët.

I pyetur nga Sokol Balla nëse qeveria e kishte vënë në dijeni se hakerat kishin ndërhyrë prej muajsh, ish-presidenti tha se u vu në dijeni vetëm në muajin e fundit të mandatit të tij presidencial.

Me këmbëngulje, kreu i Partisë së Lirisë kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen pasi sipas Metës, ai është i vetmi fajtor për këtë situatë.

“Sulmin ne e dimë, sulmin e parë ndaj sistemit e bëri Rama, se ua dha patronazhistëve të dhënat e shqiptarëve. Prokuroria në vend të merrej me këtë, u mor me kolegët tuaj. Gazetari e ka për mision. por nuk u morën me ata. Ky jep siguri sikur çdo gjë është në rregull.

Kam qenë në dijeni në muajin korrik për këtë situatë. Qeveria e dinte, ke raportet e ndërkombëtarëve. Ky është shteti mafioz që po flasim. Ka gjëra më të rënda. Janë një sërë problemesh.
Ky zotëria që i doli në mbrojtje patronazhistëve që janë harxhuar miliona euro. Një familjar i tij ka marrë 40 e ca mln euro. Ti erdhe në këtë situatë, do të vendosësh besimin e qytetarëve, jep dorëheqjen. Të mbaj përgjegjësinë e vet se hakerat i ka pasur 14 muaj.

Më mirë të hynë panik qytetarët sesa ta pësojnë. Ata ta kuptojnë çfarë aventurieri kane në krye të qeverisë. Ky të japi dorëheqjen. Duhet ta japi nëse ka pak përgjegjësi. Ne jemi në luftë me këtë. E hakeroi ky i pari. Ja la 14 muaj fushën lirë dhe shikoj ca u bë. TIMS  pa bashkëpunëtor nga brenda nuk do hakerohej.  I ftoj bankat të merreshin me iraninët. Pse i mori të dhënat e qytetarëve?

Meta, është i bindur se po ndjek hapat e duhur për të bërë një opozitë të fortë, në të mirë të vendit.

Ndonëse pritej që partia e tij të bëhej bashkë me grupimin e Berishës në PD, që ai mbështet, gjatë iniciative të tij të para në krye të PL-së, ai është parë vetëm.

Në protestën e parë që organizoi Partia e Lirisë, në inceneratorin e Tiranës në Sharrë, Berisha nuk iu bashkua, ndërkohë që numri i protestuesve ishte më i vogël se sa pritej.

Megjithatë, unë e bëra atje protestën për të treguar që nuk ka fare inceneratorë, nuk është Sharra vendi për të mbledhur popullin dhe për të treguar fuqi, argumenton Meta.

I pyetur nga Balla se përse është i vetmuar në aksionet e tij opozitare, Meta thotë se ndihet shumë mirë kështu si është, ndërkohë që bën një dallim mes Partisë së Lirisë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Unë ndihem shumë mirë… se kështu thoni ju, unë jam shumë komod, kam shumë njerëz, shumë bashkëpunëtorë.

Duke vajtur pas qerres së Lulzim Bashës, LSI dëmtoi veten e vet (kujton koha kur LSI dhe PD dogjën mandatet në Kvvend). Kjo gjë nuk ndodh me PL, është parti që lufton për të vendosur rendin kushtetues në vend”.

Si argument për ndikimin që ka pasur që nga dita kur u bë kryetar i Partisë së Lirisë, Meta përdor “frikën që e ka kapur qeverinë”.

Gjithë këto sajesa vijnë nga tmerri, ky është impakt i madh”, thotë ish-Presidenti.

Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur kundër nismës së Open Balkan, pasi sipas tij e vetmja nismë që ndihmon Shqipërinë për në BE, është Procesi i Berlinit.

Po ashtu, Meta akuzoi Ramën se është ‘avokat’ i Vuçiçit dhe Open Balkan është vetëm për t’i dhënë protagonizëm Serbisë dhe për të shtrydhur Kosovën.

Edi Rama është avokati më i madh i Vuçiçit. Kush na ka penguar ne të lëvizim? Open Balkan është një show. Ça ka Gjukanoviç që nuk e pranon dhe thotë jemi në rrugën e integrimit. Open Balkan është përpjekje për t’i dhënë protagonizëm Serbisë dhe për të shtrydhur Kosovën, për ta paraqitur si një vend që nuk do bashkëpunim. Jo ne të bëjmë Politiken e Serbisë në dëm të Kosovës, në asnjë mënyrë. Ne jemi me BE.

Kemi çuar 17 marrëveshje në 2002, përfshirë edhe në fushën e arsimit që të njiheshin diplomat ne Serbi. Sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur, ja ky është Open Balkan, një lojë dhe çorbë e tyre.

Me çfarë aktesh është themeluar kjo Open Balkan. Ministrja e Jashtme tha me këto çështje merret zyra e kryeministrit. Në Europë na çon vetëm procesi Berlinit, Open Balkan na çon në lindje– tha Meta.

Meta bëri edhe dallimin sipas tij të Open Balkan dhe Procesit të Berlinit. Ai tha se Open Balkan është në dëm të interesave tona.

“Në Ballkanin e Hapur negociohet pa rregulla dhe akte të detyrueshme ndërkombëtare. Në Procesin e Berlinit negociohet bazuar një kuadër ku përfshihet si referencë vendimi gjykatës ndërkombëtare që njeh Kosovën e pavarur. Open Balkan është në dëm të të gjithave interesave tona. Tani nuk është procesi i Berlinit në fokus, për shkak të luftës” tha Meta.

I pyetur nëse me ideologjinë e PL-së po konkurron Sali Berishën, Meta përgjigjet:

Partia e Lirisë është për hapjen pa pengesa. Nëse je për rendin kushtetues, meritokraci, referendum, llogaridhënie… je i mirëseardhur”.

Pse duhet të vijë votuesi i djathë te ju”, pyet ish-Presidentin Sokol Balla.

Nuk po them këtë gjë. Ai që voton PD të votojë PD-në. Ai që nuk voton, të vijë të votojë te PL. Sot votoj për PS-në për dy-tre gjëra që bën më mirë, nesër për dy-tre gjëra që bën më mirë PD, kështu është. PL është parti që punon për lirinë e shqiptarëve”.

Meta tregon se për herë të fundit Sali Berishën e ka takuar dy javë më parë, por thekson se kjo nuk ka rëndësi, aq sa kanë qëllimet për të cilat u krijua Partia e Lirisë.

“Qëllimi kryesor është të shpallim ‘non grata’ qëllimet mafioze të Edi Ramës, një i marrë dhe i droguar”, thotë ai.

Ish-presidenti Ilir Meta i cili është kthyer opozitar që pas përfundimit të mandatit presidencial, e quan fillim të ri rikthimin e tij. Por, ai e hoqi mundësinë e një koalicioni me ish-kreun e PD Lulzim Bashën.

Madje, e akuzoi Bashën se ka kryer akte të rënda tradhtie ndaj atdheut, teksa përmendo djegien e mandateve apo bojkotimin e Reformës në drejtësi.

“Është fillim i ri. Shumë i lirë jam në të gjitha kuptimet. E meritoj emrin që më ka dhënë mamaja. Vendi është nën fundrrën e një regjimi mafioz. Kolerën e do e largomë. Kush e solli është tjetër gjë, na e sollën. Me Bashën nuk bëj, ka bërë akte të rënda tradhtie ndaj Atdheut.

Lulzim Basha ishte kryetar i opozitës dhe bojkoti Reformën në Drejtësi, dogji mandatet dhe bëri gjithçka në interes të tij. Me Lulzim Bashën është mbaruar kjo. Kjo është çështje e përjashtuar. Me këta të dy nuk ka është përfunduar. Thonë që ka përdorur para ruse, është e qartë që mund të bëjë çdo gjë. Më ka gënjyer mua dhe të vetët, mund të bëjë çdo gjë”- përfundoi Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA