Ilir Meta tregoi këtë mbrëmje në studion e “Top Story” për planet që ka si kryetar i Partisë së Lirisë.
I pyetur nëse me ideologjinë e PL-së po konkurron Sali Berishën, Meta përgjigjet:
“Partia e Lirisë është për hapjen pa pengesa. Nëse je për rendin kushtetues, meritokraci, referendum, llogaridhënie… je i mirëseardhur”.
“Pse duhet të vijë votuesi i djathë te ju”, pyet ish-Presidentin Sokol Balla.
“Nuk po them këtë gjë. Ai që voton PD të votojë PD-në. Ai që nuk voton, të vijë të votojë te PL. Sot votoj për PS-në për dy-tre gjëra që bën më mirë, nesër për dy-tre gjëra që bën më mirë PD, kështu është. PL është parti që punon për lirinë e shqiptarëve”.
Meta tregon se për herë të fundit Sali Berishën e ka takuar dy javë më parë, por thekson se kjo nuk ka rëndësi, aq sa kanë qëllimet për të cilat u krijua Partia e Lirisë.
“Qëllimi kryesor është të shpallim ‘non grata’ qëllimet mafioze të Edi Ramës, një i marrë dhe i droguar”, thotë ai.
Top Channel