Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet, në rrugën e quajtur “Celo Sinani”.

Si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë nga asfiksimi e moshuara 80-vjeç me inicialet V. M.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2022, në rrugën “Celo Sinani”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel