Ç’të mbjellësh, do të korrësh dhe kjo shprehje, duket se për qeverinë iraniane po vlen sot më shumë se kurrë.

Disa faqe të saj kanë rënë nga sistemi, si pasojë e një sulmi të kryer nga grupi i hakerëve, Anonymous.

Vetë grupi e mori përgjegjësinë për sulmin, pas protestave kombëtare që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pas arrestimit nga Policia për Moral në Iran.

Faqja e presidencës iraniane, e agjencisë së lajmeve Fars, e afërt me autoritetet, dhe e Qendrës forenzike të Iranit, është ne mesin e websitet të cilat janë të paaksesueshme për momentin.

Një profil në Twitter, qe pretendohet se i përket grupit, Anonymous, ka postuar një video-mesazh që ofron mbështetje për të drejtat e grave dhe vajzave.

“Ne jemi këtu dhe jemi me ju. Na pritni!”, thuhej aty. “Kjo është hera e fundit”, dëgjohet duket thënë një burrë, në atë që besohet të jetë një referencë ndaj shuarjes dramatike të 22-vjeçares.

Që besohet se ka referencë vdekjen e Aminit, e cila vdiq në duart e të ashtuquajturës policie e moralit në Iran, për shkak se nuk e kishte vendosur si duhet shaminë e kokës.

Irani është përballur me protesta të dhunshme mbarëkombëtare pas kësaj ngjarjeje. Ekzekutivi Iranian e ka bllokuar thuajse krejtësisht internetin.

NetBlocks, grup vëzhgues me bazë në Londër, ka thënë se Irani është aktualisht subjekt i kufizimeve më të mëdha të internetit, prej protestave të mbajtura në nëntor të vitit 2019, për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Vala e fundit e protestave është zgjeruar në mbi 80 qytete të Iranit dhe të paktën 17 vdekje janë konfirmuar nga burime të ndryshme.

Top Channel