Një ditë pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se 5 lloje të produkteve Wudi kanë rezultuar me një bakter që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut, qytetarët kanë nisur që ti kthejnë ato pranë marketeve ku i kanë blerë për shkak të frikës.

 “Na i kthyen ngaqë e morën vesh në tv dhe na kthyen dhe lekët. U shqetësuam jashtë mase se kemi fëmijë të vegjël, aq shumë sa na vjen ta hedhim Italinë me keq se sa është në det.”

A i kanë  konsumuar fëmijët?

“Ooo tmerrësisht, ça jemi duke hongër.”

Do shkoni te mjeku?

“Po do t’i bëjmë të gjitha procedurat.”

Sa produkte kishit blerë?

“9 copë, i blemë dje i morëm, sot i sollëm. Nuk kemi pasur probleme”, thanë qytetarët.

Ndonëse AKU ka njoftuar se po bëhet tërheqja nga tregu e produkteve Wudi, pasi kanë konstatuar në përbërje të tyre bakterin Listeria monocytogenes, dyqane të ndryshme në kryeqytet  vijojnë t’i kenë të ekspozuara.

 “Do më bësh një nga këto salsiçe Wudi.”

“Këto kanë dalë me probleme, tani e lexova aty se nuk e dija. Nuk i shesim se kanë dalë me sëmundje”, tha ajo.

Në dyqane të tjera, pasi kanë parë njoftimin në media, ka nisur mbledhja e produkteve për të mos ja u shitur më klientëve.

 “I kemi mbledhur se pamë që janë me bakter, i konsumonin shumë”.

Supermarket kanë vendosur njoftime që qytetarët ti kthejnë produktet produktet ëudi pasi kanë rezultuar me ngarkesë bakteriologjike.

Top Channel