Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem, ku si pasojë ka ndërruar jetë Myslym Saliu 72 vjeç.

Policia bën me dije se Në aksident është përfshirë një mjet tip Furgon dhe një motoçikletë, drejtuesi i të cilit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vetëm një ditë më parë në të njëjtin aks ndodhi një tjetër aksident fatal ku humbi jetën një person. Mbrëmjen e djeshme dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Karinë. Drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, mjeti furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. A., banues në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. S.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, në spital, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi M. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel