Raporti i shpërnguljes së popullsisë botërore, 250 shqiptarë lëvizën në 2021

21/09/2022 17:07

Numri i njerëzve në të gjithë botën, të cilët janë detyruar të shpërngulen nga shteti i tyre si pasojë e luftës apo dhunës, ka arritur një rekord të ri, në 33 milionë në 2021.

Sipas një raporti të ri, të rinjtë nën moshën 25 vjeçare janë ata që kanq lëvizur më shumë globalisht,  si pasojë e konfliktit, dhunës dhe fatkeqësitë natyrore.

Si pjesë e të dhënave të bëra publike nga Internal Displacement Monitoring Centre (IDMC), flitet kryesisht se më tepër se gjysma që i takon Lindjes së Mesme dhe Afrikës Subsahariane, por shpërngulje kanë parë edhe shumë shtete të tjera në botë.

Miliona të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Evropë gjatë muajve të fundit, ndërsa lufta në Ukrainë evoluon në krizën më të madhe të shpërnguljeve në botë. Zhvendosja e fatkeqësive vazhdon të përfaqësojë një sfidë të rëndësishme globale me ndikimet e saj që ndihen në çdo cep të botës.

Sipas hartës së raportit të IDMC, në Shqipëri njerëzit janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore, numri i të cilëve arrin në 250 në 2021, me rritje të ndjeshme nga një vit më parë. Sipas raportit, nuk ka pasur konflikte që të detyrojë shtetasit shqiptarë të zhvendosen. Ndërsa shifra më e lartë raportohet në vitin 2015, përkatësisht 4200 janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore.

Sipas raportit, efektet e zhvendosjes së personave globalisht shkojnë përtej sigurisë, mirëqenies dhe edukimit të tyre. Një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur ka më shumë gjasa të kontribuojë në një shoqëri të barabartë dhe një ekonomi funksionale./ Monitor

Top Channel