Portugalia nderon Cristiano Ronaldo, premtimi që jep 5 herë fituesi i “Topit të Artë”

21/09/2022 12:20

Cristiano Ronaldo është nderuar me një tjetër çmim të madh në kombëtaren e Portugalisë. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mori çmimin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave te kombëtarja e Portugalisë.

“Shpresoj të jem pjesë e kombëtares edhe për disa vite. Ndihem ende i motivuar, ambicia ime është e lartë. Rruga ime te kombëtarja nuk ka përfunduar. Do të jem në Kupën e Botës dhe dua të jem përsëri në Evropian”.

Ronaldo me Portugalinë ka një rekord prej 117 golash në 189 paraqitje. Për çmimin e tij të fundit, atë të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Portugalisë, u shfaq tepër i lumtur dhe deklaroi se nuk e kishte besuar kurrë se një ditë do të arrinte një rekord të tillë.

“Jam krenar që marr një çmim kaq të madh. Nuk e kam menduar kurrë se një ditë do ta arrija. Falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të rëndësishëm në karrierën time. Ka qenë një rrugë e gjatë, por dua të them se rruga ime nuk ka përfunduar ende.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA