Më shumë se 200 balena janë gjetur në bregun e një plazhi të largët të Tasmanisë, Australi.
Gjysma e tyre besohet se është ende gjallë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë dërguar me urgjencë në zonë.
Është e paqartë se çfarë i bëri balenat të dalin në breg në mënyrë masive, ngjarje e përsëritur kjo, por me përmasa më të mëdha se dy vite më parë.
Ekspertët tani po përpiqen t’i ndihmojnë, por operacioni për shpëtimin dhe rikthimin e tyre në ujërat e duhura është shumë i vështirë.
Lloji i këtyre balenave janë gjitarë shumë socialë dhe njihen për lëvizjen në grupe të mëdha.
Shkencëtarja e kafshëve të egra Vanessa Pirotta i tha BBC-së se ndoshta balenat mund të kenë ndjekur drejtimin e gabuar pasi ndonjë nga udhëheqësit e tufës mund të ketë qenë sëmurë ose mund të jenë trembur kur kanë hyrë në ujëra më të cekëta.
Top Channel