Së fundmi të tjera akuza kanë ardhur në ‘adresë’ të Adam Levine nga dy modele të cilat pretendojnë se këngëtari u ka dëguar mesazhe flirtuese në Instagram.

Menjëherë pasi pretendimet e Sumner Stroh të cilat Levine i ka mohuar u bënë virale, një grua e quajtur Alyson Rose ndau mesazhet e saj të supozuara me këngëtarin e Maroon 5, përfshirë një që thoshte:

Nuk duhet të flas me ty e di këtë apo jo?

Rose pretendoi se kishte shumë më shumë mesazhe, por zgjodhi të mos i shpërndante sepse ato nuk janë të përshtatshme dhe ajo nuk ndihej rehat duke postuar gjithçka.

Shumë nga miqtë e mi e dinin dhe ata ishin të tronditur. Unë mendoj nëse ndonjë vajzë tjetër e ka përjetuar këtë me të … Thjesht mendoj se ato duhet ta postojnë sepse ndihem shumë keq për gruan e tij dhe askush nuk e meriton këtë.

Në një video tjetër, Rosef ndau një ‘screenshot’ ku Levine supozohet se i thoshte se ishte fiksuar pas saj. Rose që atëherë i ka fshirë të dyja videot nga TikTok. Një grua tjetër, komediania Maryka, ndau në Story në Instagram mesazhet e supozuara me Levine, i cili edhe asaj i thoshte se ishte i fiksuar pas saj.

“A nuk je i martuar”, i ka shkruar Maryka, të cilës këngëtari dyshohet se është përgjigjur: “Po, por është paksa e komplikuar. Gjërat bëhen të vështira. Mund të ndahem.” Levine nuk ka reaguar pas pretendimeve të dy modeleve.

Rikujtojmë se Levine është i martuar me modelen e ‘Victoria’s Secret’, Behati Prinsloo që nga viti 2014. Dyshja kanë vajzat Dusty Rose, 5 vjeçe dhe Gio Grace, 4-vjeçe dhe janë në pritje të fëmijës së tretë të tyre./ Top Albania Radio

Top Channel