Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Mbretëresha Elizabeth kishte shumë talente, si kalërimi apo noti.
Pas dyerve të mbyllura të pallatit, Mbretëresha e ndjerë ishte një notare e zjarrtë dhe dashuria e saj për notin filloi që në moshën 10-vjeçare.
Sipas “Swimming World Magazine”, monarkja më jetëgjate në fron filloi me notin në shpinë dhe gjoks dhe nuk kaloi shumë kohë para se ajo të fitonte medaljet e saj të para.
Në fakt ajo u vlerësua si notarja më e mirë në kategorinë e vajzave deri në moshën 14-vjeçe. Kur u ngjit në fronin britanik, ajo u bë mbrojtëse e Shoqatës së Notit Amator dhe theksoi gjatë viteve se noti nuk është thjesht një sport konkurrues, por një aktivitet që kontribuon në mirëqenien. Mbretëresha Elizabeth pasionin e saj për notin ia kaloi djalit të saj, Princit Charles, i cili e do veçanërisht detin dhe pishinën.
Së fundmi BBC-ja ka raportuar se funerali i mbretëreshës Elizabeth është parë nga 63.2% e popullsisë së botës. Sipas raportimit, kjo është ngjarja e vetme e një rëndësie të tillë që është transmetuar drejtpërdrejtë. Në Pallatin Windsor u mbajt ceremonia përmbyllëse e varrimit të mbretëreshës. Elizabeth ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në histori.
Njerëzit qëndruan me orë të tëra në radhë e të lodhur, por me dëshirën e madhe për t’i dhënë lamtumirën monarkes. Turma ishte e larmishme po qëllimi i tyre ishte një, për t’i bërë nderime mbretëreshës së ndjerë. Qytetarët pritën më orë të tëra për të parë të kalonte kortezhi me arkëmortin e monarkes së ndjerë.
E vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kostove të funeralit për një organizim të përmasave të tilla dhe që në Britaninë e Madhe nuk shihet në rreth 60 vjet kur ndërroi jetë kryeministri Winston Churchill. Por, flitet për miliona paund dhe kush i jep janë taksapaguesit britanikë./ Top Albania Radio
Top Channel