“Mbreti është Messi”, Cassano: CR7 gjithë jetën i dyti, njësoj si Toto Cotugno

21/09/2022 11:17

Antonio Cassano është një admirues i madh i Lionel Messit, emrin e të cilit ia ka vendosur një prej djemve të tij.

Ndryshe mendon për Cristiano Ronaldon, të cilit nuk humbet rast ta thumbojë në deklaratat e tij në Bobo TV, duke mos e kursyer antipatinë për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ish-talenti barez deklaroi kohë më parë se kishte marrë mesazhe nga CR7, i cili kishte mbetur i zhgënjyer nga fjalët negative kundrejt tij. Prezantuesi i njohur Alessandro Cattelan, gjatë programit “Tonight there is Cattelan”, u përpoq të bënte paqe mes të dyve, por Cassano nuk ndryshon mendim dhe e krahason sulmuesin e Manchester United me këngëtarin e famshëm italian.

I dashur Cristiano, je gati? Atëherë më dëgjo me kujdes. Ti je i fortë, ke fituar shumë dhe kjo është fenomenale, por ti je gjithmonë i dyti. A e di se me kë më ngjan? Me Toto Cotugnon, i dyti i përjetshëm… “, deklaron Cassano duke shkaktuar ilaritet në studio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA