Ilir Meta spiun i ish-sigurimit? Genta Sula: Vetë Kuvendi kërkoi verifikim të figurës, ishte një rast i veçantë ndaj e nxorëm me emër

21/09/2022 14:24

Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula, ka treguar ditën e sotme se vetë Kuvendi kishte dërguar një kërkesë zyrtare për verifikim të figurës së ish-Presidentit Ilir Meta.

Kjo është arsyeja se përse në shkresë shkruhej emri i plotë dhe jo me inciale i Metës, pasi ky rast ishte i rëndësisë së veçantë. Ajo tha gjithashtu se nuk ka pasur në asnjë mënyrë selektivitet apo dallime duke e krahasuar me kërkesat e tjera.

 

Bardhi: Ilir Metaj e përmendi me emër, gjashtë subjektet e tjera I përmendni me iniciale, përde ndodh kjo?

Genta Sula: Distancohemi tërësisht nga fakti që ne kemi bërë përzgjedhje e kemi qenë selektiv. Ka tre arsye se përse autoriteti iu drejtuar me letër Kuvendit. Arsyeja e parë është sepse Kuvendi është ligjvënës. U veçua subjekti dhe nuk u çua me iniciale sepse për të ishte kërkuar më parë verifikim figure. Pra ne kishim një praktikë për të cilën i jemi përgjigjur Kuvendit, kurse subjektet e tjera nuk ishin subjekte për të cilat Kuvendi kishte kërkuar pastërti figure. Për këtë arsye është një rast i veçantë, për të tjerët kishte kërkuar KLP, KLGJ. Pra ne po i dërgonin informacion të njëjtit subjekt që e kishte kërkuar. Prandaj ishim të përgjegjshëm para parlamentit për këtë rast. Vetëm duke mos pasur selektivitet ka kuptim e gjithë kjo histori.

Top Channel