Debate dhe ngacmime deri në momentin e fundit me Edën, Remili vjen me surpriza në studion e Për’puthen

21/09/2022 18:45

Debati në studion e Për’puthen ka vijuar sërish edhe puntatën e sotme ku Remili dhe Eda janë ballafaquar në takimin e bërë.

Gjatë debatit Eda tregoi se gjithçka që ka bërë në jetë ia ka dalë vetë pa ndihmën e askujt dhe ka preferuar të ecë vetë me këmbët e veta.

Pas një debati të gjatë në fund Remili ishte ai i cili surprizoi të gjithë studion me dhuratën që solli.

Ai kishte marrë një trëndafil të bardhë në shenjë paqeje dhe qetësie në marrëdhënien e të dyve.

Në momentin që Remili solli trëndafilin e bardhë konkurrentja dukej disi më e ftohtë dhe jo e vendosur për ta falur përfundimisht atë.

Eda e la përgjigjen përfundimtare për një moment të dytë kur të jetë më e qartësuar.

Remili: Mund të mos më flasësh kurrë, por trëndafili i bardhë simbolizon paqen. Dhe me paqen mund të vijnë gjërat e tjera

Eda: Ti sapo e the që mund të vijnë gjërat e tjera

Remili: Mund të kemi komunikim si shokë

Eda: Unë vazhdoj t’i mbetem mendimit tim

Remili: E rëndësishme është që pranove trëndafilin

Top Channel