Të rinjtë deputetë në Tiranë/ Takimi i parlamentarëve Europianë dhe të Ballkanit perëndimor

20/09/2022 15:35

Parlamentarë të rinj, përfaqësues të parlamenteve Europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, kanë nisur në Tiranë Konferencën Parlamentare “Legjislacioni dhe Politika për Rininë Europiane”.

“Ne kemi zgjedhur që në Këshillin tonë Bashkiak, një e treta të jenë të rinj. Në momentin që u japim fuqi te rinjve, flasim për të ardhmen. Në komunizëm flitej shumë për të ardhmen, por ne nuk e preknim kurrë horizontin, sepse horizonti është diku tjetër. Pra e ardhmja e politikave dhe e të rinjve në këtë të ardhme nuk duhet të jetë si një horizont i kuq, të cilin nuk e arrijmë kurrë, por duhet të jetë diçka që ne e arrijmë tani dhe fuqizohemi tani. Pra, në rast se partitë politike të vendeve tuaja flasin tani për të ardhmen, ju duhet të flisni për të tashmen. Në këtë vend jemi të bekuar, jo vetëm se Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por është kryeqyteti më i ri nga mosha në Europë”, tha Veliaj.

Në këtë Konferencë me pjesëmarrjen e deputetëve të rinj nga Gjermania, Austria, Senati Italian, Lituania, Rumania, Malta etj., për 3 ditë me radhë do të diskutohen tema të rëndësishme për të rinjtë me fokus teknologjinë, ndryshimet klimatike e të tjera çështje.

 

Top Channel