PS-“Basha”: Të hapim dosjet/ Bien dakord në Kuvend për ligjet e reja të “dosjeve të sigurimit të shtetit”

20/09/2022 15:15

Socialistët dhe grupimi Alibeaj në PD kanë divergjenca të shumta por pika bashkuese është çuarja përpara e disa iniciativave ligjore lidhur me hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit.

Socialistët dhe grupimi Alibeaj në PD kanë divergjenca të shumta por pika bashkuese është çuarja përpara e disa iniciativave ligjore lidhur me hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit.

“Ne kemi paraqitur këtë amendament, pasi 32 vitesh të rënies së komunizmit, edhe të sigurimit të shtetit, shoqëria ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye për të parë se cilat kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, posaçërisht vepër e sigurimit të shtetit. Për të hequr njëherë e përgjithmonë, psikozën e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit që aplikohet edhe në politikë. Nuk ka zgjidhje më të mirë për të hequr shantazhin sesa të deklasifikohen.”- tha Alibeaj

Ministria për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali,  I hapi dritën jeshile projekt-ligjit Alibeaj por i kujtoj edhe propozimet që socialistët i kanë gati por për të njëjtën çështje.

“Janë pak çështje që ne biem dakord por Një çështje që kërkon pastrimin e politikës por edhe jetës publike nga njerëz q që kanë ushtruar aktivitete të dëmshme dhe kriminal dhe atë kohën që kanë qenë pjesë e hiearkisë se sigurimit, të mos kenë më vend në politikë. Ne kemi disa propozimet tona në ligje të tjera, kodin zgjedhin, ligjin për autoritetin nga nevoja që ka lindur dhe nga kërkesa e autoritetit për të hequr pengesë për të hequr verifikimet e mëparshme. Do ta bëjmë si element të vullnetit tonë të fortë për tu ndarë njëherë e mirë nga e shkuara”- tha Elisa Spiropali

Në kryesinë e kuvendit grupimi Alibeaj ka të depozituar projektligji “Për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar Komunist”.

Ndërsa autoriteti dosjeve me mbështetjen e dy deputetëve propozues socialist Taulant Balla dhe Klotilda Bushka kërkojnë ndryshimin e ligjit 45/2015.

Ndryshimet e kërkuara synojnë kalimin në filtër edhe njëherë të gjithë atyre që kanë marrë një certifikatë pastërtie nga komisionet Bezhani dhe Mezini.

Socialistët po ashtu kanë gati edhe amendimet e ligjit të dekriminalizimit dhe atë për partitë politike.

 

 

Top Channel