Me tezën se polici Jeton Lami është në moshë të re dhe nuk ka ndërmend të arratiset, dy mbrojtësit e tij shpresuan se gjykata e apelit do ja zbuste masën nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Por për gjykatën ekzistojnë të gjitha kushtet që polici i cili eskortoi të shumë kërkuarin Ervis Martinaj duke e mbrojtur atë nga një arrestim i mundshëm, të mbahet në paraburgim.

Përfaqësuesi i ligjit deri ditën kur u arrestua Jeton Lami e shmangu ballafaqimin me gjykatën por u përfaqësua nga dy avokatët e tij

28-vjeçari që kishte si detyrë  kapjen e të kërkuarve në njësinë operacionale speciale ka refuzuar të japë dëshminë e tij mbi dyshimet e akuzës. Në një takim me zyrtarët më të lartë të policisë SPAK-ut ju sugjerua që të tërheqë nga Laçi dosjen e Ervis Martinaj, ku prokurorët po hetojnë për rrëmbimin e tij.

Meqënëse polici Jeton Lami është midis personave të fundit që e ruante gjatë ditëve kur ndërkohë teorikisht Ervis Martinaj ishte i kërkuar po nga policia, kjo do të thotë se edhe çështja e tij mund të kalojë në SPAK.

Por Jeton Lami nuk është i vetmi polic për të cilin ka dyshime se është rekrutuar nga i shumë kërkuari Ervis Martinaj.

Autoritetet nuk janë ende në gjendje të që shpjegojnë se çfarë ka ndodhur gjatë muajit gusht me të shumë kërkuarin e SPAK, për të cilin është në fuqi një masë sigurie arrest me burg në mungesë.

Top Channel