Ndikimi i mungesave, Mancini projekton ndryshimin e skemës ndaj Anglisë dhe Hungarisë

20/09/2022 13:07

Italia po përgatitet seriozisht për angazhimin e dyfishtë në Ligën e Kombeve.

Për Roberto Mancinin dhe të besuarit e tij, që aktualisht janë të tretët në Grupin 3 me pesë pikë të grumbulluara në katër ndeshje, janë dy përballje ku duhet shkuar në formën më të mirë sportive.

Italia do të ketë mungesa të rëndësishme si Chiesa, Berardi, Insigne, Spinazzola dhe Verratti, çka e detyron trajnerin të planifikojë edhe ndryshimin e rreshtimit taktik.

Mancini mund të heqë dorë nga 4-3-3 (rreshtimi me të cilin projektoi ekipin që u bë kampion i Evropës), për të kaluar në 3-5-2.

Vetë trajneri, duke folur në konferencë për shtypin, nuk e përjashtoi këtë hipotezë.

“Frika ime është se duke ndryshuar skemën, skuadra do të zgjatet pak. Ne nuk jemi shumë të fortë nga pikëpamja fizike dhe duhet të driblojmë, por nuk e përjashtoj mundësinë që të shkojmë në rreshtimin 3-5-2”.

Në rast ndryshimi të skemës, Toloi mund të kompletonte treshen mbrojtëse me Bonuccin dhe Bastonin, ndërsa Di Lorenzo dhe një mes Dimarcos dhe Emersonit do të mbulonin krahët. Në sulm, nisur nga konfirmimi i Immobiles, Raspadori mund të jetë partneri i sulmuesit të Lazios./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA