“Muxhahedinët nuk do të largohen”/ Rama: Duhet edhe në të ndihmojnë amerikanët

20/09/2022 19:40

Gazeta gjermane “Der Spiegel” zhvilloi një intervistë me kryeministrin Edi Rama duke e pyetur nëse do të pëlqente të largoheshin sot nga Shqipëria mbështetësit e opozitës iraniane MEK pasi sfondi i sulmit kibernetik është prania e tyre.

“Jo, Shqipëria ka një traditë për t’u krenuar për të strehuar njerëzit në rrezik. Dhe aleanca jonë strategjike me SHBA-në nuk mund të nënkuptojë thjesht se Uashingtoni ka gjithmonë mbështetjen tonë. Ndonjëherë duhet ta ndihmojmë edhe SHBA-në. Shqiptarët u detyrohen shumë amerikanëve”, tha Rama.

Në vitin 2013 qeveria shqiptare pranoi strehimin e rreth 3.000 anëtarëve të opozitës MEK, pas kërkesës të Washingtonit. Që prej asaj kohe Irani e shpalli  Shqipërinë si një vend armik. Produkt i kësaj armiqësie të Teheranit janë edhe sulmet kibernetike për të cilat Microsoft dhe qeveria shqiptare deklaruan me siguri autorësinë e Iranit.

 

 

Top Channel