Një mjet është përfshirë nga flakët duke u djegur pjesërisht këtë pasdite në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Palorto dhe ka vetëm dëme materiale. Mjeti  tip “Volvo”, drejtohej nga Gjergji Koxhioni, 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Sikurse duket edhe nga pamjet, tymi nga zjarri që ka përfshirë makinën është përhapur në të gjithë zonën përreth.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë dhe flakët kanë djegur vetëm pjesën e përparme të mjetit.

Top Channel