“Lufta e ftohtë” midis dy kunatave, konkurrenca edhe në veshjet gjatë ceremonisë mortore të Mbretëreshës Elizabetë II

20/09/2022 17:58

Ceremonia mortore e Mbretëreshës Elizabetë II u mbajt  ditën e djeshme, ku të pranishëm ishin të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore dhe shumë qytetarë të Britanisë së Madhe.

Në qendër të vëmendjes mbeti stili i veshjeve që familja mbretërore kishte përzgjedhur në këtë ceremoni të rëndësishme jo vetëm për Britaninë, por për të gjithë botën.

I ftuar në studion e “Ftesë në 5”, stilisti Ardi Asllani komentoi veshjet e dy kunatave, Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Të dyja ishin veshur me të zeza, por e vetmja që nuk zbatoi me përpikmëri të gjithë protokollin ishte Meghan Markle.

Krahasuar me Kate Middleton, ajo kishte vendosur të përdorte vetëm disa vathë me perlë, që ia kishte duruar monarkja.

Ndërsa Cate kishte vendosur varësen e mbretëreshës dhe vathët e që monarkja i ka dhuruar princeshë Dianës.

Në veshjet e tyre u vu re edhe kapelja, një dekor që nuk mungon në ceremonitë kryesore të pallatit mbretëror.

Megan kishte vendosur një kapele shumë të thjeshtë pa velën në pjesën e përparme, ndërsa të gjitha grave të familjes mbretërore nuk u mungonte.

Sipas stilistit kjo tregon një kokëfortësi nga ana e saj, duke mos iu bindur protokollit të veshjes.

Të dyja kunatat nuk kanë pasur asnjë kontakt gjatë ceremonisë, ndërsa marrëdhëniet mbeten ende të ftohta.

Që pas martesës së Meghan Markle dhe Princ Harryt marrëdhëniet e tyre kanë qenë shumë të ftohta.

Gjërat ndryshuan akoma më shumë kur çifti kërkoi të largohej nga pallati mbretëror dhe të hiqte dorë nga të gjitha detyrat.

Top Channel