Sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë më 9 shtator nuk ishte i beftë.

Nga verifikimi i eksperteve të njësisë C ka rezultuar se virusi ka qenë në system që prej qershorit çka do të thotë se hakerat kanë pasur kohë të mjaftueshme për të kopjuar gjithë të dhënat që kanë pasur këto sisteme.

Ka dyshime se virusi është instaluar në system si back door pas klikimeve në ndonjë material të infektuar e më pas është shpërndarë në të gjithë njësitë e tjera ku ka qëndruar i fjetur deri mbrëmjen e 9 shtatorit ky dyshohet se është aktivizuar një virus i dytë që mbylli sistemin.

Këto janë gjetjet nga verifikimet e deritanishme por një raport i detajuar do të përpilohet dhe me ekspertë të huaj që pritet të vijnë në ndihmë për të ringritur sistemet e policisë.

Pavarësisht se në Pikat e Kalimit kufitar sistemi Tims është ringritur dhe funksionon pothuajse normalisht nuk mund të thuhet e njëjta gjë për punën në komisariate. Shumë kompjutera dhe sisteme vijojnë të jetë të mbyllur dhe të dhëna nuk janë mundur dot të rikuperohen çka penalizon funksionimin normal të Policisë së Shtetit.

Top Channel