“Hakerave t’u mbyllet dera”! Ekspertët e IT-së: Përse nuk mbyllin grupin në Telegram ku po publikojnë?!

20/09/2022 19:44

Hakerat iranianë, të cilësuar nga kryeministri Rama hajdutë të dhënash, sipas specialistëve të IT-së asnjë dokument zyrtarë nuk mund tu merret pas, por shteti shqiptarë ka në dorë të ndalojë publikimin e tyre në rrjetin sociale Telegram, apo në rastin më të mirë të gjejë dhe grupin se kush fshihet pas këtij sulmi kibernetik që cenon sigurinë tonë kombëtare.

 “E para nuk mund të rikthejmë dot atë që kanë kopjuar. Është njësoj sikur 30 veta të kopjojnë të dhënat e tua, dhe ti të thuash si mund ti kthej pas. Është pothuajse e pamundur sepse ti nuk e di nga është kopjuar.

Është një grup Telegrami që gati prej 4 muajsh vazhdon poston informacione dhe askush nuk po merr një masë që ky grup të mbyllet. Asnjëherë nuk janë ndaluar këto të dhëna dhe mund t’i shkarkojë çdokush. IP është bllokuar nga shteti shqiptar por nuk i është shkuar pas për të bllokuar serverin qoftë në Rusi”, thotë eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi.

Por, si arritën iranianët deri te dokumentet e qeverisë shqiptare? Shqipëria nuk është i vetëm që vendoset në shenjestrën e hakerave. Sulmi kibernetik i një qeverie nuk mund të arrihet pa një bashkëpunëtor.

“Si në rastet e Wikileaks Julian Sands që ishte brenda Departamentit të Shtetit, ishin njerëz që sot nga USA janë dënuar, pra pjesa më e rëndësishme është të kuptojmë që ka bashkëpunëtorë. Flitet që janë aty që në 2021, ai personi nuk punon më aty po nuk besoj se është gabim njerëzorë”, shpjegon Tomi Kallanxhi.

Pas teknologjisë së mirë, duhet të qëndrojnë njerëzit e besueshëm, në të kundërt Shqipëria do të bjerë pre e sulmeve kibernetike.

“Shteti shqiptar duhet të fillojë të ndërrojë infrastrukturën por edhe të marrë njerëz të besueshëm pasi në të kundërt do të kemi përsëri probleme”, shpjegon eksperti.

Që nga data 15 korrik, Shqipëria është përballur me dy sulme kibernetike ku i pari bllokoi portalin e-albania, ndërsa në 10 shtator iranianët arritën të nxirrnin jashtë funksionin sistemin TIMS.

Top Channel