Goditi njërin prej futbollistëve me shishe në ndeshjen “Kukësi-Partizani”, shpallet në kërkim 47-vjeçari

20/09/2022 14:52

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me shishe uji të ngrirë një prej futbollistëve gjatë ndeshjes në , në stadiumin “Kukës Arena”.

Gjatë ndeshjes “Kukësi-Partizani”, ai hodhi shishen në fushë, e cila goditi njërin prej futbollistëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv”, shtetasin A. E., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit “Kukësi-Partizani”, të zhvilluar më datë 19.09.2022, në stadiumin “Kukës Arena”,  ka hedhur një send të fortë (shishe me ujë të ngrirë) në fushë që ka goditur njërin nga futbollistët, shtetasin T. C. Vijon puna për kapjen e tij”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA