Detajet/ 29-vjeçarja angleze nxirret e pajetë nga deti, ishte pjesë e një skuadre zhytësish profesionistë

20/09/2022 08:10

Një 29 vjeçare angleze është nxjerrë pa jetë  pasditen e një dite më parë nga deti në Sarandë.

Ajo ka qenë duke u zhytur pranë vendit të njohur si “Anija e mbytur” dhe ende janë duke u sqaruar rrethanat.

Zhytësja ishte pjesë e një skuadre zhytësish profesionistë që gjendeshin në një ekspeditë eksplorimi.

Burime nga spitali i Sarandës konfirmojnë se shtetësja britanike mbërriti pa shenja jete në spital.

Sipas vlerësimit paraprak mendohet se ajo mund të ketë pësuar një sulm paniku gjatë zhytjes që mund të ketë sjellë më pas atak kardiak megjithatë për të gjitha rastet e të huajve ekspertiza mjeko-ligjore kryhet në Tiranë. Vlerësimet përfundimtare të shkakut të vdekjes priten sot.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel