Vepra e re e Teodor Kekos! Poema satirike është shkruar në vitin 1997

18/09/2022 12:42

20 vjet pas ikjes së Teodor Kekos, apo Dorit siç e thërrisnin botohet për herë të parë poema satirike “E të tjera, e të tjera”

E shkruar në vitin e mbrapshtë ’97, madje dhe atëherë kur euforia kishte pushtuar shqiptarët për shkak të lulëzimit të firmave piramidale, Dori e parashikoi fundin e hidhur.

Xhuli, bashkëshortja nuk zgjodhi ta mbajë të gjithën për vete këtë poemë, por ta ndajë me miqtë, sepse ishin miqtë që e pëlqenin shumë këtë poemë. Sipas saj, veprat e papublikuara të Dorit do të dalin në dritë hap pas hapi.

Teodor Keko është ishte , tregimtar dhe gazetar i njohur. Ai u nda nga jeta në vitin 2002 pas një sëmundje të rëndë. Pjesë e aktivitetit të tij janë edhe aktiviteti i tij si deputet në dy legjislatura të Parlamentit shqiptar. Është shquar për antikonformizmin e tij, mjeshtrinë dhe thjeshtësinë në rrëfim në prozën e shkurtër.

Libri përmban dhe skicat e tij të bëra gjatë seancave plenare.

Top Channel