Vllaznia iu fal një goli të Ardit Hoxhajt për të mposhtur 1-0 Kastriotin në “Loro Boriçi”. Sulmuesit vlonjat i mjaftuan 39 sekonda lojë për të zhbllokuar takimin dhe për të gjetur golin e parë sezonal në Superiore.
Asist i Esat Malës nga e djathta dhe finalizim i Hoxhajt, gol që i mjaftoi ekipit të Mirel Josës të siguronte suksesin e tretë në pesë javë kampionat. Vllaznia i është bashkuar përkohësisht Partizanit (luan nesër përballë Kukësit) në vend të dytë me 9 pikë.
Kastrioti pati rastet e veta, por dështoi përballë Zogovic. Skuadra e Emiliano Çelës mbetet në vend të shtatë me pesë pikë të grumbulluara. Kampionati kryesohet nga Erzeni me 11 pikë.
Duelin e radhës në kampionat, Vllaznia e luan në “Niko Dovana” përballë Teutës, ndërkohë që Kastrioti viziton Egnatian në Rrogozhinë.
Top Channel