09/01 16:04
Banorët e konviktit të Veterinerisë që janë vendosur te konvikti “Arben Broci” në Shkodër, ankohen për kushtet e vështira ku jetojnë.
“Sot unë jetoj në kushtet më ç’njerëzore. Derdh kontribute, paguaj energjinë, ujin dhe shteti nuk merr asnjë masë”, thotë një grua.
“Kemi këtu dy vite e shtatë muaj, që kur na hoqi bashkia nga atje. Na tha që do e riparojë, por e bën të re. Ne këtu jemi shumë keq”, thotë një tjetër banor.
Sipas tyre, jetesa në këtë godinë është e vështirë edhe për kafshët. Prej 3 vitesh, ato ndodhen në një godinë të amortizuar dhe kërkojnë të rikthehen në godinën e re të rikonstruktuar, ku kanë jetuar më parë. Për këtë zvarritje, ato kërkojnë zgjidhje nga bashkia Shkodër.
Top Channel