Gjermanët “pushtojnë” Llogaranë! Turistët e huaj vizitojnë Parkun Kombëtar dhe Gadishullin e Karaburunit

18/09/2022 12:22

Turistë të shumtë nga vende të ndryshme të botës, vijojnë të vizitojnë vendin tone edhe gjatë shtatorit. Ata vlerësojnë natyrën e virgjër dhe detin e pastër.  

Grupi i xhirimit të Top Channel mori përshtypjet e disa turistëve gjermanë që po vizitojnë parkun e Llogarasë dhe gadishullin e Karaburunit.

Një i moshuar tregon se ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë pikërisht për natyrën e saj të egër.

 “Kam udhëtuar në gjithë Europën dhe di gjithçka për të ,por Shqipëria  për mua dukej si diçka “ e egër” dhe vendosa ta eksploroj .Jam më i madhi i grupit 75 vjeç,  në ngjitjen që do bëjmë sot dhe pavarësisht se moti sot nuk është  i mirë ne do të ngjitemi e do të përshkojmë shtigjet e Llogorasë.”- tha turisti.

Ndërsa kjo vajzë nga gjermania tha se Shqipërinë po e viziton pas këshillës së një mikeshe, e cila i foli shumë mirë për vendin tonë.

“Jam Meli nga Gjermania,prej dy javësh ndodhem këtu pasi një shoqja ime më këshilloj  ta vizitoja  këtë vend .Vërtet po kaloj shumë bukur me këtë natyrë e njerëz fantastik”- tha turisti.

Ndërsa këto janë përshtypjet e dy turistëve të tjerë gjermanë

“Jam Liona nga Gjermania,po udhëtoj me prindërit e mi,.zgjodhëm Shqipërinë për të eksploruar pasi këtu gjejmë detin dhe malin bashkë.” – tha turistja.

 “Kam ardhur në Shqipëri pasi dua të njoh Shqipërinë dhe se si njerëzit jetojnë këtu.Këtu gjen male të gjelbëruara dhe një det fantastik”– tha turistja.

Parku i llogorasë me diversitetin e tij natyror është një pikë turistike e pëlqyer nga vizitorët e huaj por dhe ata shqiptar në të gjitha stinët e vitit.

 

 

 

Top Channel