Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të renë, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë

18/09/2022 11:48

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim N. (E). C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur në një market;

– F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel