Arsenal fitoi bindshëm në transfertën ndaj Brentford dhe rimori kreun e renditjes së Premier League, duke treguar edhe njëherë tjetër që është skuadra më në formë në elitën e futbollit anglez.
Djemtë e Mikel Artetës dominuan të gjithë takimin, ndërsa kapiteni Granit Xhaka ishte në top-formë dhe padiskutim protagonist në këtë takim.
Goli i parë u realizua në minutën e 17’, me Saliba që zhbllokoi rezultatin pas një asisti nga Saka. Ndërsa në minutën e 28’ ishte Gabriel Jesus ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, pas një asisti nga Xhaka.
Në pjesën e dytë “The Gunners” do të gjenin sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 49’, me Vieira.
Pas takimit të raundit të tetë Arsenal kryeson me 18 pikë, teksa Brenford renditet në vend të nëntë me 9 pikë të grumbulluara.
Arsenal ka shënuar golin e tretë në minutën e 49’, pas një asisti nga Saka, Vieira gjen rrugën drejt rrjetës.
Xhaka merr sërish vëmendjen, mesfushori me origjinë kosovare asiston Jesus, me sulmuesin që e dërgon topin në rrjetë në minutën e 28’ dhe dyfishon avantazhin e Arsenal.
Arsenal ka marrë avantazhin në minutën e 17’, ku pas një goditjeje këndi nga Saka, Saliba e ka çuar topin përtej vijës fatale, duke zhbllokuar sfidën.
Arsenal pati një rast shumë të mirë që në minutën e 2’, me Granit Xhakën që i dhuroi një super asisti Martinellit, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi siç duhej./ Supersport
Top Channel