Video/ Rreshje të dendura në Vlad të Tropojës, rruga ‘kthehet’ në lumë. Familjet braktisin shtëpi, dëme të mëdha në bujqësi

17/09/2022 10:54

Fshati Vlad në Tropojë duket të jetë i gjithë në pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të orëve të fundit që kanë përfshirë vendin.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, edhe rruga nacionale i ngjason tashmë një lumi me prurje të mëdha, që merr përpara gjithcka gjen.

Banorët e zonës kanë deklaruar se shiu ka shembur ura dhe ka prishur rrugët.

Mësohet se rreth 25 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre, për t’u strehuar te të afërmit si pasojë e situatës problematike, ndërsa dëmet e shkaktuara në bujqësi e blegtori janë shumë të mëdha.

Për momentin banorët janë strehuar tek të afërmit, por dëme të mëdha ka dhe në rezervat ushqimorë dhe të mbjellat.

Top Channel