U vra apo u zhduk Ervis Martinaj? Rama: Një përgjigje e kemi, por policia duhet të mbështetet në prova

17/09/2022 12:39

Policia e Shtetit duket se ka përparuar lidhur me hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, Rama tha se një përgjigje policia mund ta ketë që sot, por kërkoi durim pasi sic tha policisë i duhet të bazohet në prova për të dalë me një përgjigje zyrtare.

“Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për 9 ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt.

Përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar”, theksoi Rama.

Top Channel